Moti përgjatë fundjavës pritet të jetë i luhatshëm.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se përgjatë ditës së shtunë pritet mot i vranët dhe me intervale me diell, derisa gjatë ditës së diel parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.
Temperaturat pritet të lëvizin nga 2 deri në 17 gradë Celsius përgjatë dy ditëve.
Parashikimi i motit për vikend:
E shtunë. Parashihet të mbajë mot i vranët dhe me interval me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2°C deri në 5°C, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin nga 15°C deri në 17°C. Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1- 6m/s.
E diel. Parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të intensitetit mesatar deri të lartë. Vlerat minimale do të lëvizin ndërmjet 7°C deri 10°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të lëvizin ndërmjet 11°C deri në 14°C. Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...