Google ADS

Diell, vranësira dhe shi – parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

14:32 | 25 Maj 2025
E.G

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se edhe java e ardhshme parashihet me kushte të paqëndrueshme meteorologjike.

Sipas IHMK-së, moti për javën e ardhshme do të jetë me diell, vranësira dhe shi, shkruan Arbresh.info.

E hëne. Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare..

E marte- Mot i vranët dhe me intervale me diell.Vranësirat nëpër disa vende të izoluara mund te sjellin ndonje rigë shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperendimi me shpejtësi 1-6m/s.

E merkure- Mot i vranet dhe me intervale me diell.Vranësirat vende -vende mund te sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperendimit.

E enjte- Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashien të lëvizin ndërmejt 14-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit me shpejtesi 1-7m/s.

E premte- Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu . Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperendimi me shpejtesi 1-5m/s./Arbresh.info/

Të ngjashme

Foto lajm