Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani është takuar me drejtorin e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.
Përmes një njoftimi nga Shërbimi Korrektues i Kosovës në Facebook, mësohet se në takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rritjen e sigurisë në institucionet korrektuese.
“Në takim, u theksua rëndësia e koordinimit të veprimeve mes Shërbimit Korrektues dhe Policisë për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të burgosurit dhe stafin”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira