Google ADS

Diaspora i dërgoi 1.22 miliardë euro në Kosovë në vitin 2022

15:30 | 27 Mars 2023
E.H

Instituti GAP njofton se dërgesat e diasporës në Kosovë gjatë vitit 2022, ishin 1.22 miliardë euro.

Përmes një njoftimi në Facebook, Gap thotë se Gjermania vazhdon të mbetet shteti nga i cili pranohen më së shumti remitenca.

“Gjatë vitit 2022, remitencat (dërgesat e diasporës) në Kosovë ishin 1.22 miliardë euro, rreth 69.5 milionë euro apo 6% më shumë se në vitin 2021”, thuhet në njoftim.

“Gjermania vazhdon të mbetet shteti nga i cili pranohen më së shumti remitenca (40%).”.

Tutje, ky institut ka bërë të ditur se vërhet një rritje e pranimit të dërgesave nga fillimi i pandemisë.

“Nga viti 2020, kur kishe filluar pandemia Covid-19, vërehet një rritje e pranimit të remitencave përmes agjencive për transfer të mjeteve dhe rënie e remitencave përmes kanaleve jo-zyrtare (sjelljes së parave kesh nga diaspora gjatë vizitave të tyre në Kosovë)”, thuhet tutje në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme