Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa duke folur në interpelancën në të cilën është thirrë për të raportuar për gjendjen në veri të vendit ka thënë se problemet kryesore me të cilat ballafaqohet Kosova janë strukturat paralele dhe ndikimi i Serbisë në institucionet e Kosovës përmes Listës Srpska.
Mustafa ka thënë normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë do të bëhet vetëm pasi të eleminohen këto dy probleme, shkruan arbresh.info.
“Problemet në veri të vendit duhet t’i zgjidhim mbi bazë ligjore me mirëkuptim dhe në komunikim me qytetarët. Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për ruajtjen e integritetit territorial dhe ky është obligim kushtetues. Janë dy probleme që e ngarkojnë jo vetëm situatën në veri por në të gjithë vendin: është shtrirja e strukutrave paralele në insticuionet shëndetësore dhe kompanitë publike dhe është ndikimi i drejpërdrejt i Serbisë në deputetët e Kuvendit dhe anëtarët e Qeverisë të Listës Serbe. Akoma ka tendenca që Serbia të shtroj ndikimin në vendin tonë”, tha Mustafa.
Sipas tij, dialogu i Brukselit ka mundësuar heqjen e të gjitha barrikadave në veri./Arbresh.info.
Hyseni dhe Sveçla vizitojnë pikën kufitare tek Dheu i Bardhë...
Policia jep detaje për aksionin që çoi në arrestimin e shtat...
Disa persona marrin tretman mjekësor në Gjilan – shkak tymi ...
Tragjike në Greqi/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën, ra nga ba...
Një person shoqërohet në polici për transport ilegal të druv...
Kapen mbi 10 mijë euro të padeklaruara në një automjet në Ja...