Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DhTIK), ka lëshuar një deklaratë ku sqaron opinionin publik lidhur me deklaratat e fundit të Zyrës së Rregullatorit për Energji ku përmend një aktvendim të supozuar të Gjykatës Themelore të Prishtinës lidhur me padinë tonë.
DhTIK thekson se deri më sot nuk ka pranuar asnjë aktvendim nga Gjykata lidhur me këtë çështje.
“Pretendimi i ZRrE-së se ky proces nuk mund të ndalet, është në kundërshtim me vetë parimet e shtetit ligjor dhe të drejtës për mbrojtje gjyqësore. Çdo vendim duhet të merret në mënyrë transparente, dhe me respektim të plotë të të drejtave të palëve në procedurë. Ne po e presim aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe do ta njoftojmë publikun”, thuhet në reagim.
“DhTIK qëndron fuqishëm prapa deklarimeve të saj se procesi i liberalizimit është shoqëruar me një sërë shkeljesh procedurale dhe substanciale, të cilat janë evidentuar edhe nga institucionet evropiane. Ne do të vazhdojmë të ndjekim të gjitha rrugët ligjore për të mbrojtur interesin e bizneseve dhe për të siguruar që proceset e reformave në vend të zhvillohen në përputhje me ligjin, interesin publik dhe standardet evropiane”, thuhet më tej në reagim./Arbresh.info
LEXO EDHE:
ZRrE: Vendimi i Gjykatës Komerciale s’e pezullon procesin e liberalizimit të tregut të energjisë
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit