Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë ka njoftuar se mbështet thirrjet drejtuar qeverisë për heqjen e tarifave doganore ndaj produkteve amerikane.
DhTIK ka kohë që ka ngritur shqetësime lidhur me këtë çështje, të cilat u shfaqën si rezultat i vendimit të administratës Trump.
DhTIK u ka bërë thirrje institucioneve të nisin negociata që do të shmangnin pasojat negative për Kosovën.
Megjithatë, pavarësisht këtyre thirrjeve, deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret në nivel zyrtar.
“DhTIK vlerëson se këto tarifa, edhe pse më të ulëta krahasuar me shumë vende të rajonit, mund të kenë ndikim të rëndë në ekonominë e vendit, sidomos për bizneset që eksportojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. DhTIK i bën sërish apel qeverisë për të mbështetur bizneset e prekura nga ky vendim, pasi rrezikohet humbja e qindra vendeve të punës”, thuhet në njoftimin për media.
Tutje thuhet se për më tepër, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka kërkuar vazhdimisht heqjen e tarifave doganore dhe TVSH-së (8% për mallrat esenciale dhe 18% për mallrat e tjera). Megjithatë, asnjë qeveri, duke përfshirë qeverinë Kurti 1 dhe Kurti 2, nuk ka ndërmarrë veprime për heqjen e këtyre tarifave./Arbresh.info/
Policia gjen armë, municion dhe granata dore në një shtëpi t...
SHBA, temperatura deri në -46 gradë/Gjendje e jashtëzakonshm...
Rama: Nis puna për rritjen e kapaciteteve të Shërbimit Onkol...
Reijnders zbulon bashkëlojtarin që e ndihmoi të përshtatej s...
KQZ: Rinumërimi i plotë i votave përfundon javën e ardhshme
Pjesë e llamarinës së kulmit bie në lagjen Dardania, bllokoh...