Ka dështuar edhe përpjekja e 53-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pak para përfundimit të afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ashtu si në seancat e kaluara, ndërpreu fjalën e deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri, deputetes së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, dhe deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj.
Pas kësaj, Dehari njoftoi se në sallë kanë qenë të pranishëm 107 deputetë, nga të cilët 56 kanë votuar për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Ai bëri të ditur se seanca ndërpritet dhe, në kuadër të përpjekjeve për themelimin e Kuvendit, takimi i radhës do të mbahet sonte në orën 22:00.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...