Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu pas dështimit të seancës sot ka thënë se Vetëvendosja po e mban peng Kosovën.
Sipas saj moskonstituimi i Kuvendit është një krizë e qëllimshme e shkaktuar nga VV-ja.
”Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës është një krizë e qëllimshme, e shkaktuar nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila sot më shumë se kurrë po dëshmon se e vendos interesin e saj politik mbi shtetin, mbi ligjin dhe mbi qytetarët. Pengesa për formimin e institucioneve nuk është më çështje teknike, është sabotim i pastër politik, një përpjekje arrogante për të kontrolluar gjithçka, edhe në dëm të demokracisë.” ka shkruar Musliu.
Tutje, ajo ka thënë se nëse kjo qasje vazhdon, Kosova do të futet në krizë institucionale dhe përgjegjësinë do ta mbajë vetëm Vetëvendosja./Arbresh.info/
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...