Ka nisur seanca gjyqësore për rastin “Banjska” në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Të pranishëm në sallë janë tre të akuzuarit, serbët: Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, raporton Arbresh.info.
Më kërkesën e prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, seanca do vazhdojë të zhvillohet e mbyllur për publikun dhe mediat, pasi do dëgjohet dëshmia e dëshmitarit të mbrojtur.

Trupi gjykues aprovoi propozimin e Prokurorisë që seanca të kalojë në proces të mbyllur gjatë dëgjimit të dëshmitari A2 me qëllim të mbrojtjes së dëshmitarëve.
Ndryshe, tre serbët po akuzohen për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri i policisë se Kosovës, Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë.

Aktakuzë për sulmin terrorist është ngrit edhe për 45 persona të tjerë të cilët ndodhen në arrati./Arbresh.info/
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s