Mbrojtja e ish-Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dy ditë më parë ka dorëzuar përgjigjen e kërkuar nga Gjykata Speciale në lidhje me përgjigjen e Zyrës së Prokurorit të Specializuar që refuzonte kërkesën për lirimin të parakohshëm të Hashim Thaçit.
Mbrojtësi i Thaçit, avokati David Hooper me 25 janar ka dorëzuar në Zyrën e Dhomave të Specializuara përgjigjen në disa argumente që përdori prokuroria për të kundërshtuar lirimin e parakohshëm të Thaçit.

Hooper, në kërkesën e tij drejtuar gjyqtarit të Gjykatës Speciale, ka cekur edhe disa raste, përfshirë këtu sulmin që i ishte bërë kishës Ortodoke serbë në oborrin e Universitetit të Prishtinës në shtator të vitit 2016, e që Thaçi kishte reaguar ashpër kundër këtij sulmi.
E që për këtë reagim, sipas tij Thaçi kishte marrë kritika të shumta nga deputetët kosovarë, për faktin se kishte dalur në mbrojtje të objektit të kishës ortodokse.
“Nëse lirohet, Z. Thaçi nuk do të përbënte rrezik për askënd, por përkundrazi, mund të ndihmojë në promovimin e dialogut dhe paqes brenda vendit të tij. Në të vërtetë, z. Thaçi, përkundër akuzave të rënda të ngritura kundër tij nga Prokuroria Speciale para Dhomave të Specializuara, ende përfiton nga besimi i figurave të shquara publike, si në nivelin kombëtar dhe atë ndërkombëtar”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e avokatit Hooper, shkruan arbresh.info.
Po ashtu në përgjigje Hooper ka përshkruar Thaçin si “një njeri me karakter të lartë dhe i besueshëm, i cili krenohet me arritjet e tij për të sjellë paqe, prosperitet dhe drejtësi në Kosovë dhe rajon”.
Hooper në kërkesën e tij, garanton se Thaçi do të zbatojë dhe përmbushë çdo kusht të lirimit të përkohshëm që mund t’i vendoset atij nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Gjykatësi procedurës paraprake Nikolla Giju ka refuzuar kërkesën për lirim të Hashim Thaçit duke i kërkuar mbrojtjes përgjigjet deri më 29 janar në lidhje me kundërshtimet e prokurorit Jack Smith.

Gjykata ka refuzuar lirimin e përkohëshëm edhe për Rexhep Selimin.

Nikolla Giju refuzoi të lirojë përkohësish edhe Jakup Krasniqin./arbresh.info/

Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...