Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi në një intervistë për portalin “Arbresh.info” ka folur për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq.
Ai ka thënë se kjo çështje është duke u hetuar nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ku me rastin janë duke u marrë një prokuror shqiptar dhe një serb.
“Për momentin këtë çështje është duke e hetuar Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ku e kemi bërë një ekip prej dy prokurorëve vendorë, njëri është shqiptar e tjetri serb. Ata bashkërisht edhe me Policinë e Kosovës por edhe me institucionet tjera zbatuese të ligjit, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura për ta zbuluar identitetin e kryerësit të veprës penale. Ne i kemi disa prova, të cilat i kemi siguruar deri tani, mirëpo nevojitet që ende të marrim veprime për zbulimin e identitetit të kryerësit të veprës penale. Ka pasur kërkesa edhe nga autoritetet e Serbisë që të bashkëpunojmë në këtë drejtim, mirëpo ne u kemi thënë se ne jemi të gatshëm të t’i marrim të gjitha informacionet të cilat ata eventualisht i posedojnë për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, siç është e paraparë edhe me ligjin për Bashkëpunim Ndërkombëtar. Nuk na kanë dhënë ende informacione, jemi duke pritur”, shprehet ai.
Për detaje të tjera ndiqeni intervistën e plotë:
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...