Një person është dërguar të shtunën pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë nga familjarët e tij.
Mjekët e kanë konfirmuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes, shkruan Arbresh.info.
Pas këtij konstatimi, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për autopsi, që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e kësaj vdekjeje.
“HETIM I VDEKJES Malishevë / 15.02.2025 – 14:20. Në Qendrën e Mjekësisë Familjare është sjellë nga familjarët viktima mashkull kosovar që sipas mjekëve ishte pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi.”, thuhet në raportin 24 orësh./Arbresh.info/
ShBA-të akuzojnë Iranin për “shkelje të shëmtuar të armëpush...
Bie breshër në disa pjesë të Kosovës, publikohen pamje
Hapet në presidencë zyra për viktimat e luftës
Në korrik nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për masakrën e Re...
KQZ: Vazhdon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe media...
Shqipëria, Kosova e Kroacia në diskutime për “industri të pë...