Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, në seancën ku po diskutohet për Projektligjin për Buxhet, ka akuzuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, se me urdhër dhe dijen e tyre është vrarë komandanti i UÇK-së Ekrem Rexha, me pseudonimin Drini.
Ekrem Rexha ishte vrarë pas luftës dhe se vrasja e tij nuk është ndriçuar asnjëherë. Millaku tha se në vrasjen e tij ka gisht dikush pasi që sipas saj deri më tani edhe nuk po dekorohet nga presidenti.
“Kërkesa për dekorimin e Drinit është në sirtar qe katër vjet dhe asnjëherë nuk u mor parasysh”, tha Millaku.
Ndaj kësaj fjale ka reaguar deputeti që vjen nga kjo zonë, Nezir Çoçaj, i cili deputetes Millaku ia përmendi se është reja e njeriut që ka punuar në UDB.
Debate mes Millakut dhe Çoçajt kanë vazhduar kryesisht për komunën e Prizrenit, të cilën në zgjedhjet e fundit e ka fituar kandidati i Vetëvendosjes Mytaher Haskuka.
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...
Rama: Investimi në Zvërnec në harmoni me natyrën, drejtohet ...