Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu, i ka bërë thirrje Qeverisë që t’i paguajë për orët shtesë policët kosovarë gjatë punës në pikat kufitare.
“Ftoj Qeverinë që ky problem të rregullohet njëherë e përgjithmonë, pasi kam biseduar me disa policë të cilët më thanë që më herët janë paguar, por tash jo më”, ka thënë deputetja në seancën e Kuvendit.
Haxhiu gjithashtu kërkoi që të parandalohet rrënimi i mundshëm i shkollës për persona të verbër në Pejë.
Ajo shtoi se kësaj kategorie duhet t’i jepet ndihmë më e madhe.

Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike
Kur mund të mbahen zgjedhjet e reja në Kosovë?
Abdixhiku: Ne Vjosën nuk e shohim si kuorum, por si presiden...