Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla, nuk po i pëlqen ideja e vendosjes së flamurit të Kosovës në hapësirën te “Rrethi”, në hyrje të Prishtinës.
Sveçla, partia e të cilit vite më parë ka hequr flamurin e Kosovës nga ai vend, për ta zëvendësuar me flamurin e Shqipërisë, ka thënë se aktivistë të Partisë Demokratike të Kosovës qëndrojnë prapa kërkesës për vendosjen e flamurit shtetëror të Kosovës në hapësirën te “Rrethi”, në hyrje të Prishtinës.
Ai i ka ftuar ata që të mos merren me flamuj, “por me problemet që partia e tyre i ka shkaktuar vendit”.
Sveçla në Facebook ka bërë pyetje se përse këta iniciues nuk kanë nisur peticion për bashkimin e Mitrovicës apo edhe për të luftuar korrupsionin.
“A nuk është mirë që aktivistët e PDK në vend se të ndërmarrin iniciativa për heqjen e flamurit kombëtar, ta bëjnë një peticion për bashkimin e Mitrovicës? Ose një peticion për të luftuar korrupsionin? Ose një peticion për të pasur drejtësi funksionale në gjykata? Ose një peticion për ta ndalur vjedhjen e pasurisë së përbashkët me privatizime të dyshimta e shkatërruese? Pse merreni me flamuj, 1 milion probleme më të mëdha se flamujt i keni bërë në 10 vjet shtet”, ka shkruar ai në Facebook.
Sot u vendos nga Zyra e Prokollit që flamuri shtetëror të vendoset pranë atij kombëtar, ndërsa ka thirrje nga një faqe në Facebook që të mbrohet flamuri kombëtar dhe të mos lejohet afër tij vendosja e asnjë flamuri.
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër