Deputeti suedez Magnus Jacobsson ka vendosur të ndihmojë Kosovën me 200 nga llogaria e tij personale kundër Covid-19.
Ai thotë se ka shumë miq në Ballkan, të cilët janë prekur nga koronavirusi i ri, transmeton portali arbresh.info.
Jacobsson thotë se vendosi të ndihmojë Kosovën me 200 euro pas thirrjes së kryeministrit Albin Kurti për ndihmë nga mërgata.
“Kam shumë miq që vijnë në Ballkani. Fatkeqësisht, edhe ata janë të prekur nga Covid-19. Republika e Kosovës, një nga vendet e prekura zyrtarisht ka kërkuar ndihmë financiare për të përballuar këtë krizë. Prandaj, unë kam zgjedhur t’i mbështes me 200 EUR, duke shpresuar se më shumë do ta bëjnë këtë gjë”, shkruan deputeti suedez./arbresh.info/

Mbi 30 kërkesa në vesh të shurdhër: MABCO akuzon institucion...
“Mos ma përktheni të ardhmën”, Vogëlushi prek me...
“Na morët shumë gjëra, jo edhe gjuhën”, studentët mblidhen p...
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim nga g...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...