Kandidati për kryeministër nga LVV, Albin Kurti ka mbajtur tubimin e radhës në Ferizaj ku u prit nga qindra qytetar në sheshin “Adem Jashari”.
Në këtë tubim, prezent ishte edhe deputeti gjerman nga Partia Socialdemokrate Gjermane e Kancelarit Olaf Scholz, Andreas Schwarz, i cili i ka shprehur përkrahjen e plotë ndaj Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
“Mund të pyesni se përse kam bërë gjithë këtë rrugë për të ardhë këtu kur pas tri javëve kemi zgjedhje në Gjermani? Përgjigja është e thjeshtë: politikat e mira meritojnë mbështetje, sidomos kur bëhet fjalë për drejtësi sociale sepse cilësia e një qeverie matet nga sa kujdeset ajo qeveri për qytetarët e saj e veçanërisht për ata që kanë më së shumti nevojë. Qeveria Kurti ka dëshmuar që në kohërat më të vështira të krizave të njëpasnjëshme, të inflacionit, që përmes reformave dhe masave të duhura mund të përmirësohet jeta e qytetarëve, e të rinjve, e familjeve në Kosovë duke hapur njëkohësisht një perspektivë të re për ta. I urojmë sukses VETËVENDOSJE!-s në fitoren e saj bindëse me 9 shkurt, SPD do të jetë përherë pranë jush”, tha deputeti Schwarz./Arbresh.info
Dogana e Kosovës asgjëson mbi 146 mijë produkte të falsifiku...
Anulohet televotimi, Big Brother përjashton banorin
Vdes në moshën 53-vjeçare aktori, Eric Dane
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Gjilan, vjedhin stoli ari me v...
Arrestohet në Jarinje një shtetas serb, i ofroi 50 euro rysh...
Zhduket një vajzë me probleme mendore në Gjakovë