
Knut Abraham in der 18. Sitzung des Deutschen Bundestages im Reichstagsgebäude. Berlin, 18.02.2022 *** Knut Abraham at the 18 session of the German Bundestag in the Reichstag building Berlin, 18 02 2022 Foto:xS.xGabschx/xFuturexImage
Mosgatishmëria e Serbisë për të bashkëpunuar me autoritetet e Kosovës për hetimin e sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023 nga paraushtarakët serbë dhe në vend të kësaj të lavdërojë autorët, është krejtësisht e papranueshme.
Kështu është shprehur deputeti i Bundestagut gjerman nga CDU-ja, Knut Abraham.
Ai tha më tej se Qeveria gjermane duhet t’i kërkojë Serbisë shumë më fort që të bashkëpunojë plotësisht me hetimin dhe të ekstradojë përgjegjësit, si Radoiçiq, në Kosovë.
“Për më tepër, përhapja e gënjeshtrave për gjoja ‘spastrim etnik’ dhe ‘pogrome’ në Kosovë, për të cilat nuk ka prova, duhet të përfundojë”, theksoi Abraham, raporton Klankosova.tv.
Tutje, ai u shpreh se masat negative të BE-së ndaj Kosovës duhet të hiqen menjëherë sepse “nuk ka asnjë arsye për të mos e bërë këtë”.
Abraham thotë se ndryshe nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, “Kosova ka deklaruar vazhdimisht gatishmërinë e saj jo vetëm për të nënshkruar Marrëveshjen e Ohrit për normalizimin, por edhe për ta zbatuar plotësisht atë”.
Deputeti gjerman thotë se për të siguruar paqen afatgjatë në rajon, të drejtat e të gjithë qytetarëve, veçanërisht të pakicës serbe, duhet të forcohen brenda kornizës së Kushtetutës së Kosovës.
Ai thekson po ashtu se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është një hap i rëndësishëm në këtë drejtim.
Abraham thotë se “perspektiva e BE-së” për Republikën e Kosovës aktualisht është një premtim bosh.
Sipas tij, BE-ja dhe qeveria gjermane, prej një viti kanë injoruar kërkesën e Kosovës për anëtarësim në BE të dorëzuar më 15 dhjetor 2022.
“Nëse qeveria gjermane dhe BE-ja janë serioze, duhet t’u ofrojnë të gjitha vendeve në rajon perspektivën e anëtarësimit në tregun e përbashkët të BE-së sapo të plotësohen të gjitha kushtet. Kjo mund të ndodhë brenda pak vitesh dhe t’i shpërblejë vendet me prirje reformash me një hap të ndërmjetëm tërheqës në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE”, potencoi deputeti i Bundestagut gjerman, Knut Abraham.
“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...