Michael Roth, kryetari i Komitetit për Çështjet e Jashtme të Parlamentit të Gjermanisë, ka dënuar fuqishëm sulmin e fundit në kanalin e ujit Ibër-Lepenc në Kosovë, duke e quajtur atë një “akt terrorist”.
Përmes një mesazhi në platformën X, Roth theksoi se metoda e përdorur në sulm ishte në përputhje me terrorizmin në stilin rus.
“Këto janë metoda terroriste ruse kundër një shteti sovran në zemër të Evropës”, tha Roth.
“Këto sulme duhet të hetohen në thellësi. Nëse Serbia vërtet është pas kësaj, gjë që shpresoj të mos jetë, kjo do të shënonte fundin e negociatave të BE-së me Serbinë”, pohoi deputeti gjerman.
Ndryshe, sulmi ndaj kanalit, i cili siguron furnizimin me ujë për dy centrale energjetike me qymyr në Kosovë, ka ngritur shqetësime për sigurinë energjetike dhe të ujit të vendit./Arbresh.info/
Das sind russische Terror-Methoden gegen ein souveränes Land im Herzen Europas. Diese Anschläge müssen schonungslos aufgeklärt werden. Sollte Serbien wirklich dahinter stecken, was ich nicht hoffe, dann wäre dies das Ende der EU-Verhandlungen mit Serbien. https://t.co/qfZ2H8WZe4
— Michael Roth – official ???????? (@MiRo_SPD) November 30, 2024
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...