Deputeti i Alternativës, Dedaj ka thënë se 8 deputetë i kanë hequr nënshkrimet për shfuqizimin e ligjit të Specialës.
“8 deputetë kanë tërhequr nënshkrimet. Dy nga AKR dhe 6 nga Nisma. Kjo tregon se janë 35 deputet dhe me këta nuk mund të thirrësh as seancë as asgjë. Kjo ka përfunduar me një humbje të kredibilitetit të udhëheqësve të Kosovës. Kosova nuk do të përfitoj asgjë me këtë sepse tentimi për të interferuar në drejtësi është vepër penale”, ka thënë Dedaj në TV Dukagjini, transmeton arbresh.info.
Sipas tij, Presidenti Thaçi duhet të jap dorëheqje sepse ka rrezikuar Kosovën.
“Hashim Thaçi duhet të jap dorëheqje sepse me inicativën e tij e ka rrezikuar egzistencën e Republiëks së Kosovës. Me veprime të tilla e rrezikon Kosovën dhe i suspendon të arriturat që janë bërë si dhe i humb miqtë e Kosovës. Ai duhet të dal të flas për këto para dorëheqjes”, ka shtuar Dedaj./arbresh.info
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama pritet nga Presidenti i ...
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Haxhiu nga Tivati: E ardhmja e Kosovës është në BE
Nis protesta për mbrojtjen e gjuhës shqipe para Ambasadës së...
Von der Leyen: Mali i Zi është afër anëtarësimit në Bashkimi...