
Newly elected Prime Minister of Kosovo Albin Kurti (C) waves after the voting session of the Assembly in Pristina on February 3, 2020. - Albin Kurti was voted on February 3 Kosovo's new prime minister, raising hopes that a EU-mediated dialogue with Serbia, in stalemate for over a year, could resume and ease tensions in the war-scarred region. The 44-year old Kurti and his cabinet were elected four months after a snap election and only a day before the deadline, avoiding to push Kosovo into a political crisis. Once dubbed 'Kosovo's Che Guevara', Kurti vowed to tackle economy and unemployment, fight corruption and introduce a three-month compulsory military service. (Photo by Armend NIMANI / AFP)
E braktisën Lëvizjen Vetëvendosje, për të ndjekur kauza të reja.
Por siç duket iu kushtoi ajo braktisje, bëhet fjalë për deputetët që u larguan nga partia e Kurtit, (Lëvizja Vetëvendosje), për të aderuar në parti të tjera.
Në këtë listë hyjnë, Eman Rrahmani, Visar Korenica, Drita Millaku e Haki Abzai, ku asnjëri prej tyre nuk ka siguruar votat e mjaftueshme për të zënë një karrige në Kuvendin e Kosovës.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Eman Rrahmani mori 13628 vota, por partia që ai formoi Lista për Familjen nuk arriti ta kalojë as pragun, duke mbetur kështu jashtë Kuvendit.
Të njëjtin fat e ndan edhe bashkëpartiaku i tij, Visar Korenica, dikur ish deputet i Vetëvendosjes i cili në këto zgjedhje mori vetëm 9006 vota.
Edhe Drita Millakut i kushtoi braktisja e VV-së për LDK-në, ajo nuk siguroi dot një ulëse në Kuvend si kandidate për deputete nga radhës e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Millaku në këto zgjedhje ia doli t’i merrte vetëm 6617 vota.
E më së keqi e pësoi Haki Abazi, i cili u largua nga Vetëvendosja për të qenë njëherë deputet i lirë, e më pas iu bashkua AAK-së dhe Nisma-s, por doli të jetë i pa fat.
Me 1523 vota, Abazi nuk do të mund të jetë më pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Në tetor të 2024, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica nëpërmjet një konference për media, kishin bërë të ditur se nuk do të jenë më pjesë e VV-së për disa arsye.
“Po bashkohemi me një koalicion për familjen. Kodi Civil që më disa dispozita cenon familjen shqiptare, Projektligjin për shëndetin riprodhues, që tenton të legalizon fertilizimin pa identitet të njohur, që dërgon në incest. Lejimi i ndërrimeve të gjinisë, dhe shumë aktivitete tjera të Ministrisë së Kulturës na kanë shtyrë të mendojmë për angazhimin tonë politik, ikja e të rinjve, etj. Duke parë këto zhvillime, nga sot nuk jemi pjesë e LVV-së”, kishte deklaruar Rrahmani atë kohë.
Po në atë muaj, edhe Drita Millaku kishte braktisur partinë e Kurtit për të iu bashkuar partisë së Abdixhikut.
“Ky vendim i saj për të qenë pjesë e radhëve tona është jo vetëm një dëshmi e përkushtimit të saj politik, por gjithashtu një tregues i qartë se vizioni dhe programin i LDK-së për Republikën, është i duhuri sot. Si një figurë e respektuar në Prizren dhe një deputete e mandatuar për dy herë, ajo na vjen si aset i rëndësishëm partiak, dhe si kuadër për programin tonë politik dhe të ardhmen e vendit tonë. Me Dritën kemi diskutuar gjatë për vizionin tonë të përbashkët për Republikën; për arsimin në veçanti, për programin tonë politik dhe të ardhmen e vendit tonë. Drita ka një pasion për librin, por edhe për të krijuar mundësi për të rinjtë dhe gratë në Kosovë. Ajo e kupton rëndësinë e bashkëpunimit dhe e sheh ndërtimin e një rrugëtimi të përbashkët si një mënyrë për të realizuar ndryshime të qëndrueshme, ato që sot LDK po i ofron. Besimi i saj në potencialin e Kosovës, së bashku me përkushtimin e saj për arsim janë motive që e bëjnë Dritën tejet të rëndësishme në këtë proces”, kishte shkruar kreu i LDK-së në njoftimin për aderimin e Millakut.
I pari që i hyri valles së braktisjes së VV-së, ishte Haki Abazi, kur para dy vitesh pas pranimit të planit evropian nga kryeministri aktual Albin Kurti për “Zajednicën”, Abazi ndau të gjitha rrugët me VV-në.
“Kurti, këtu ndahen rrugët tona përfundimisht. Ti ke vazhduar në rrugën e njëjtë me ata që janë opozitë- konfidenciale . Edhe ata flisnin për “fshisa kur pyeteshin për lisa”. Ju keni pranuar Zajednicën dhe jeni deklaruar në mënyrën më të pasinqertë! As autentike, as semantike por hipokrizi par-excellence. Së paku do e thoje hapur e në sy që e ke pranuar ose ta refuzoje me qartësi”, ishte shprehur ish deputeti.
E vetmja që ia pa hairin largimit nga Vetëvendosja është Doarsa-Kica Xhelili.
Kica-Xhelili e cila mbante numrin 3 nga LDK-ja, doli të jetë e dyta më e votuara e kësaj partie pas Lumir Abdixhikut me 47500.
Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt, ku sipas rezultateve preliminare, LVV është partia e parë, PDK e dyta dhe LDK e treta.
Procesi i votimit është vlerësuar si demokratik dhe pa incidente./Arbresh.info/Kujtesë Berisha/
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...