Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në bashkëpunim me Qendrën për Paqe dhe Tolerancë (CPT) organizon diskutimin publik “Pritjet e serbëvë të Kosovës për dialogun Kosovë-Serbi”, një diskutim me deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe qytetarët.
Synimi i këtij diskutimi publik është promovimi i bashkëbisedimit në mes deputetëve dhe qytetarëve lidhur me të ardhmen e procesit të dialogut Kosovë – Serbi.
Më konkretisht, në këtë debat do të diskutohet rreth marrëveshjeve të Brukselit të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e banorëve të këtij rajoni, pritshmërive të qytetarëve rreth temave që duhet të diskutohen në Bruksel, formatin e delegacionit kosovar në dialog si dhe rolin e Kuvendit dhe deputetëve në këtë proces.
Kjo tryezë organizohet në kuadër të projektit që synon fuqizimin e rolit mbikqyrës të Kuvendit ndaj Qeverisë si dhe rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Ky projekt financohet nga Ambasada e Zvicrës.
Sindikatat kërkojnë sqarime për 100 eurot
15-vjeçari humb jetën në pishinë në Gjirokastër
Lëvizja Vetëvendosje fton qytetarët në Prizren
Rama reagon ndaj Iranit për protestat në Zvërnec
Aktakuzë ndaj 6 personave në veri
Votimi me postë: KQZ ka aprovuar mbi 7 mijë pako me fletëvot...