Hashim e Burim Fazliu janë dënuar me burgim për veprën penale vrasje e rëndë në bashkëkryerje në tentativë.
Kryetarja e trupit gjykues, Shadije Gërguri, shpalli sot aktgjykimin me të cilin i dënoi me burg Hashim e Burim Fazliun.
Hashim Fazliu u dënua me 4 vjet e 10 muaj burg, derisa Burimi me 4 vjet burg. Në dënim atyre u llogaritet koha e kaluar në paraburgim.
Gjykatësja Gërguri deklaroi se të akuzuarit do të paguajnë paushallin gjyqësor secili veç e veç nga 200 euro, si dhe do të konfiskohet revolja dhe 8 gëzhoja.
Të dëmtuarit në këtë proces gjyqësor, Naser e Skender Fazliu, për realizimin e kërkesës pasurore juridike u udhëzuan në kontest civil.
Pas seancës, përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Nikë Shala, tha për KALLXO.com se brenda afatit ligjor do të parashtrojë ankesë në Gjykatën e Apelit.
Ky rast ishte kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit. Që të dy edhe në gjykimin e kaluar ishin gjetur fajtorë dhe dënuar në lartësi të njëjtë.
Sipas aktakuzës, rasti ka ndodhur më 31 tetor të vitit 2011, rreth orës 15:00, në fshatin Llaushë e Epërme të Podujevës, ku të akuzuarit Fazliu kanë tentuar t’i privojnë nga jeta të dëmtuarit Naser dhe Skender Fazliu.
Gjithnjë sipas aktakuzës, i akuzuari Hashim Fazliu kishte shtënë me revole disa herë, kurse Burimi kishte goditur me pushkë automatike në drejtim të të dëmtuarve, ku edhe u kishte shkaktuar të njëjtëve lëndime në pjesë të ndryshme të trupit./Kallxo.com/
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...