Nuk është hera e parë që ulëset dhe shportat në parkun e ri të qytetit të Gjakovës janë dëmtuar nga qytetarë të papërgjegjshëm.
Komuna e Gjakovës përmes një reagimi në faqen e saj zyrtarë në Facebook, u ka bërë apel qytetarëve për ruajtjen e hapësirave publike, raporton Arbresh.info.
“Komuna e Gjakovës – Drejtoria për Shërbime Publike, në vazhdimësi, po investon në rregullimin e hapësirave tona publike , duke përfshirë këtu edhe vendosjen e shportave dhe karrigeve të reja . Në të njëjtën kohë, nuk na bën të lumtur fakti që ato vazhdojnë të dëmtohen nga njerëz të papërgjegjshëm. Së fundmi, janë demoluar karrige e shporta të reja, të vendosura në Parkun e Madh të Qytetit”, thuhet në reagimin e Komunës.

Komuna ka bërë të ditur se ky rast është paraqitur në organet kompetente dhe personat përgjegjës do të përballen me pasojat e veprimeve të tyre.
“Edhe një herë tjetër, ju lutemi që së bashku t’i ruajmë hapësirat tona publike, në të cilat investohet çdo vit me taksa të qytetarëve të komunës sonë. Shpresojmë shumë që kjo është hera e fundit që dëmtohen në këtë mënyrë parqet tona. Në të njëjtën kohë, ju informojmë që edhe ky rast i radhës, do të paraqitet në organet kompetente dhe fajtorët do të përballen me pasojat e veprimeve tyre të pamatura ”, përfundon apeli i Komunës./Arbresh.info/
Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...