Organizata studentore më aktive në vend “Demokracia Studentore” me anë të një komunikate të lëshuar për media deklarohen se do ta përkrahin protestën gjithëpopullore për ish-komandantin e UÇK-së Ramush Haradinaj, duke thënë se çlirimtarët duhet të jenë të lirë, përcjell portalin arbresh.info.
Kryetari i organizatës “Demokracia Studentore” Mexhid Ramusa ka thënë se “Çlirimtarët tanë duhet të jenë të lirë, por drejtësia franceze po vonon politikisht, andaj ne studentët kosovar e përkrahim protestën gjithëpopullore për të kërkuar lirimin e ish-komandantit të UÇK-së Ramush Haradinaj”.
“Ai është i pafajshëm dhe duhet të jetë i lirë pasi që i’u është përgjigjur të gjitha autoriteteve ndërkombëtare dhe jo të jetë nën arrest, ndërsa kriminelët serbë që po lëvizin të lirë në botë duhet të burgosen dhe të japim përgjegjësi për krimet e bëra në Kosovë. Ne i’u bëjmë thirrje të gjithë nxënësve, studentëve e profesorëve dhe gjithë qytetarëve që të dalin në protestë për të kërkuar drejtësi”, thuhet më tej në komunikat.
Kujtojmë që AAK ka thirrur protesta gjithëpopullore për këtë të shtunë, më 4 mars, në ora 13, në Sheshin Skenderbeu. Kete ragim AAK e ka marrë pas vendimit të Gjykatës franceze për shtyejen e vendimit për lirimin e Ramush Haradinaj./Arbresh.info
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...