Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e së enjtes mori vendim për emërimin e tri bordeve të përkohshme në tri ndërmarrje publike – në Postë, Ujësjellës e Infrakos.
Ndaj kësaj ka reaguar analisti Agron Demi.
Përmes një postimi në Facebook, Demi ka thënë se kjo po bëhet thjesht për të rehatuar anëtarë të partisë në pushtet.
“Një ndër veprimet më të pështira të partive është mbushja e bordeve me anëtarë të partive në pushtet. Bordet duhet të shërbejnë për avancimin e ndërmarrjes, e jo për shlyerjen e borxheve të partive.
Andaj, zëvendësimi i bordeve partiake me anëtarë të partisë tash në pushtet, është vetëm vazhdim i degradimit të ndërmarrjeve me metoda të njëjta, përmes emrave të rinj”, ka thënë analisti politik në Institutin GAP, Agron Demi.
Demi nuk ka treguar për cilët emra bëhet fjalë.
Ndërkaq, Kurti ka emëruar për kryesues dhe drejtor të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, kandidatin e Vetëvendosjes për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit Mentor Hysenin.
Mentor Hyseni në gusht të vitit të kaluar është anëtarësuar në partinë e kryeministrit në detyrë Albin Kurtit.
Po ashtu ish-kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, në vitin 2017-të, Kujtim Shala, të enjten është zgjedhur drejtor në Bordin e Përkohshëm të Ndërmarrjes “Posta e Kosovës”./telegraf/
Haradinaj njofton aderimin e veteranit të UÇK-së në AAK
Kusari-Lila dhe Keller-Sutter flasin për thellimin e bashkëp...
Operacion i suksesshëm në Spitalin e Mitrovicës, hiqet tumor...
Alaba do të largohet në heshtje nga Reali, pas një periudhe ...
Shpërthimi i Hantavirusit, aeroplani mjekësor udhëton për në...
Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e Rexhë Brahima...