Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës e ka miratuar si të bazuar ankesën e Raif Osmani, babait të Vjosa Osmanit.
Osmani thotë se në institucionet e ish-Jugosllavisë ka punuar deri më datën 15 mars 1989, dhe jo deri në vitin 1993.
“Unë jam larguar nga puna nga ana e regjimit serb me datë 15 mars 1989, duke u bërë kështu ndër shqiptarët e parë që largohen si pjesë e masave të dhunshme, vetëm për faktin se flisja publikisht për Kosovën Republikë. Më vonë jam bashkuar përpjekjeve të para të Presidentit Rugova për ndërtimin e shtyllave të mbrojtjes, brenda institucioneve paralele dhe për këto përpjeke jam burgosur me datë 14 mars 1994, e kam përjetuar tortura çnjerëzore në burgjet e regjimit gjenocid serb. Për këtë, dëshmitarë janë të gjithë qytetaret e Mitrovicës, organizatat e të drejtave të njeriut si dhe aktivistet e LDK’s të asaj kohe”, thotë Osmani, shkruan arbresh.info.
Ai është ankuar në lidhje me një artikull të publikuar në portalin arbresh.info më 11 shkurt të këtij viti.
Sipas tij, të krahasosh sistemin e ndërtuar nga Presidenti Rugova me atë jugosllav që udhëhiqej nga Millosheviqi, dhe të tentosh të denigrosh dikë pse ka punuar që nga viti 1989 për Kosovën shtet të pavarur e sovran, është e pafalshme, jo etike dhe e papranueshme.
Portali arbresh.info i kërkon falje z.Osmani dhe znj. Vjosa Osmani, në lidhje me këtë raportim./arbresh.info/
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...