Zyra e kryeministrit serb, Aleksandar Vucic nëpërmjet një njoftimi për media ka përgënjeshtruar lajmin se Vuciq do ta vizitojë Kosovën
Vuciq nuk vjen në Kosovë, ishte gënjeshtër.
Sipas këtij njoftimi, kryeministri serb nuk ka dhënë asnjëherë intervistë për portalin i cili i ka publikuar informacionet se gjoja Vuciq bashkë me gjysmën e kabinetit të tij do ta vizitojë Kosovën, dhe ajo çfarë është publikuar në të është plotësisht e fabrikuar.
“Kërkojmë sinqerisht falje për çorientimin që është bërë për shkak të informacionit të lëshuar nga ‘Press Online’, portal i Republikës së Serbisë”, thuhet më tej në njoftimin e zyrës së kryeministrit serb.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme është raportuar se Vuciq do të vijë në Kosovë bashkë me gjysmën e kabinetit të tij.
“Banka Zhvillimore po bëhet”, Hekuran Murati nënshkruan një ...
Sot në Tiranë protestohet kundër projektit të Zvërnecit, Ram...
Arrestohen tre persona për vjedhje të rënda në Prishtinë
Japonia fillon heqjen e karburantit bërthamor nga reaktori i...
Shoferët me lehtësira të reja, hyn në fuqi udhëzimi për CKP-...
Certifikata e Origjinës “Made in Kosova” njihet ndërkombëtar...