Shkumbin Demaliaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se është tragjedi të mendohet se Kosova po i prishë raportet me SHBA-në.
Duke folur për RTK-në, Demaliaj ka thënë se është tragjedi veç të mendohet se Kosova do t’i prishë raportet me SHBA-të.
Sipas tij, nëse zyrtarët amerikanë do të vlerësonin se Haradinaj po i prish raportet, as nuk do të takoheshin me të.
“Veç të mendohet se Kosova i prishë raportet me SHBA-në është tragjedi. Kosova nuk ka vendose taksë ndaj partnerëve. Nuk e di në cilin segment raportet me SHBA-në janë rrezikuar.Ata po vijnë këtu dhe po takohen me zotin Haradinaj. Ata nëse e shohin se dikush po i dëmton raportet ata nuk takohen me atë”, ka theksuar ai. “Nuk jemi aq budallenj që t’i acarojmë raportet me partnerët tanë”, ka thënë ai.
Tronditet Holanda, Simons humbet Botërorin
Vrasja e dyfishtë në Lezhë, identifikohen 2 automjete të për...
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...
Rama mbledh kabinetin qeveritar dhe Grupin Parlamentar të PS...
Sot nis gjyqi në themel, Meta kërkon që gjithçka të transmet...
Shpëtohet e moshuara në Vlorë, tentoi të hidhej nga ballkoni...