Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane në Kuvendin e Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka vlerësuar se rekomandimi për heqjen e vizave për Kosovën paraqet një çast të rëndësishëm për realizimin e një të drejte të shumëpritur.
Duke u bazuar në përmbushjen e kritereve dhe takimet me përfaqësuesit e BE-së, ajo ka shprehur optimizmin se procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës do të përfundojë këtë vit.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën ‘Epoka e re’, Deliu-Kodra ka theksuar se aprovimi i vendimit për vizat do të jetë më i lehtë në Parlamentin Evropian, ndërsa më kompleks në Këshillin e Ministrave.
Ajo ka paralajmëruar se do të kenë një dinamikë të re të lobimit për liberalizimin e vizave për t’i bindur vendet anëtare të BE-së se kosovarët nuk do ta keqpërdorin këtë proces.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar