Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, thotë se vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese është fitore e demokracisë dhe vendim në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.
Sipas saj, nga sot nëpunësit dhe zyrtarët publikë janë më të sigurt për të mos u nënshtruar përballë çfarëdo lloj presioni, shkruan arbresh.info.
“Tendenca e pushtetit aktual që të ndërhyjë në institucione të pavarura është përpjekje që me brutalitet të cenohen institucione të pavarura, prandaj vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese është fitore e demokracisë dhe vendim në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë”, ka shkruar Deliu në Facebook.
Reagimi i plotë:
Gjykata Kushtetuese iu dha përgjigjen e duhur deputetëve të cilët me votën e tyre shkarkuan jashtëligjshëm pesë anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, duke konstatuar se vendimi ishte kundër kushtetues.
Tendenca e pushtetit aktual që të ndërhyjë në institucione të pavarura është përpjekje që me brutalitet të cenohen institucione të pavarura, prandaj vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese është fitore e demokracisë dhe vendim në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.
Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës, është institucion i pavarura që për mision ka mbrojtjen e nëpunësve civil dhe të drejtave të tyre. Nga sot nëpunësit dhe zyrtarët publikë janë më të sigurtë për të mos u nënshtruar përballë çfarëdo lloj presioni.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...