Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blera Deliu-Kodra ka publikuar një sms të Alban Krasniqit, bashkëshortit të deputetes së VV-së, Albulena Haxhiut.
Alban Krasniqi së bashku me bashkëshorten do të përballen me sistemin e drejtësisë së Republikës së Kosovës për kanosje dhe shpifje, thotë Deliu-Kodra.
Postimi i plotë:
Pas emisionit “Debat” në RTK, sot më kanosi dhe bëri publikisht një shpifje kundër meje, bashkëshorti i deputetes së VV-së, Albulena Haxhiu. Kanosja e tij ka të bëj edhe me mentalitetin diktatorial të subjektit politik të tij. Ia bëj me dije këtij kërcënuesi dhe shpifësi se unë, do t’i bëj kallëzim penal për kanosje dhe padi për shpifje, sepse unë dhe kolegët e mi, tërë jetën kemi punuar dhe vazhdojmë të punojmë për të mirën e vendit tonë dhe qytetarëve tanë. Ndërkaq, Alban Krasniqi së bashku me bashkëshorten do të përballen me sistemin e drejtësisë së Republikës së Kosovës për kanosje dhe shpifje.
Ne ju besojmë institucioneve tona të drejtësisë dhe në shtetin ligjor i cili duhet t’i mbrojë qytetarët nga kanosjet dhe shpifjet e tilla që vijnë nga dhunuesit e institucioneve dhe që tash sulmin duan ta bartin edhe te deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Dua t’i garantoj qytetarët e Kosovës se asnjë kanosje, shpifje as shantazh nuk do të më ndal nga puna për të mirën e vendit tim.

Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...