Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, në seancën e Kuvendit ka thënë se Zyra e Auditorit ka konfirmuar pretendimet e kësaj partie për korrupsionin në institucione, shkruan arbresh.info.
Deputetja e PDK-së ka ftuar Prokurorinë t’i hetojë këto afera korruptive, sidomos në Ministrinë e Liburn Aliut.
“Në emër të PDK-së do të ngre shqetësimin për auditorin, i cili për 3 muaj pas pretendimeve tona për korrupsion u konfirmuan nga zyra e auditimit. Janë gjetur mangësi të mëdha për tender. Tejkalim i pagesave për kontrata publike. Auditori i brendshëm i ka kërkuar ministrisë së Infrastrukturës ta anulojë tenderin për autostrada të Kosovës. Mediat kanë nxjerrë përgjime për aferë korruptive në ministrinë e infrastrukturës për rrugën Dollc-Gjakovë. Edhe pagesat për shpronësime, auditori ka gjetur disa shkelje. PDK fton Prokurorinë të veprojë dhe t’i hetojë këto afera në këtë ministri”, tha ajo./arbresh.info/
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...