Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu ka reaguar ndaj deklaratave të përfaqësuesit të Lartë i BE-së, Josep Borrell, lidhur me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
Deliu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se deklaratat e Borrellit janë në linjë me pretendimet skandaloze të Prokurorisë së Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Deputetja tutje ka shtuar se, një dëshmi që BE-ja tashmë është pozicionuar jo për një gjyq fer dhe të paanshëm të krerëve të UCK-së, por me pretendimet skandaloze të Prokurorisë.
“Deklaratat e Borrellit janë në linjë me pretendimet skandaloze të Prokurorisë së Dhomave Specializuara të Kosovës. Një dëshmi që BE-ja tashmë është pozicionuar jo për një gjyq fer dhe të paanshëm të krerëve të UCK-së, por me pretendimet skandaloze të Prokurorisë”, ka thënë Deliu. /arbresh.info/
Gjashtë shtatzëni të konfirmuara me IVF në QKUK
Nis protesta e opozitës në Shqipëri
“Nuk është AI”/ Faton Peci adreson zërat për shuarjen e Guxo...
Pentagoni publikon pamjet e para të dosjes për UFO
Nesër BE-ja shënon Ditën e Evropës në Kosovë, publikohet agj...
Policia nis hetimet për aksidentin në vend të punës në Fushë...