Blerta Deliu, deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka theksuar se ftesa për seancë në orën 20:00 është e çuditshme.
Përmes një postimi në “Facebook”, Deliu ka nënvizuar se pa pasur ende një deklaratë nga Policia e Kosovës për përfundimin e kontrollit për bombë ne Kuvend, dërgohet ftesa për seancë.
“Pa dashur të hyjmë në spekulime, por ftesa për seancë në orën 20:00 është, të paktën, e çuditshme. Kontrolli në Kuvend pas alarmit për bombë ende nuk ka përfunduar. Nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga Policia. E megjithatë, dërgohet ftesa për seancë – sikur gjithçka është në rregull”, ka shkruar Deliu.
Ajo ka pyetur se si po e di kryesuesi se ambientet janë të sigurta dhe se puna mund të vazhdojë pa asnjë pengesë.
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...