Delegacioni i Transportit dhe Çështjeve Detare të Malit të Zi, udhëhequr nga ministri, Osman Nurković pritet të arrijë sot në Kosovë.
Me fillim nga ora 09:30 Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj pret në takim delegacionin malazez në kabinetin e tij ku edhe do të nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në mes Kosovës dhe Malit të Zi, me ç’rast do të mbahet edhe konferencë për media.
Në vizitën e tyre në Kosovë, delegacioni pritet të zhvillojnë edhe një takim me kryeministrin kosovar, Ramush Haradinaj me fillim nga ora 11:00.
Ministri Lekaj dhe Ministri Nurković gjithashtu do t’i bëjnë një vizitë edhe urës kryesore të autoudhës R6, “Arbën Xhaferi” Prishtinë – Hani i Elezit, e cila është në ndërtim e sipër dhe pritet të përfundohet brenda këtj viti.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/delegacioni-i-transportit-dhe-ceshtjeve-detare-te-malit-te-zi-sot-ne-kosove-541505/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...
Rama: Investimi në Zvërnec në harmoni me natyrën, drejtohet ...