Del videoja e aksidentit në Komoran ku humbi jetën një person

14:28 | 20 Korrik 2020

Rreth orës 08.30 të mëngjesit të sotëm, një aksident trafiku në Komoran kishte marrë jetën ë një personi, raporton arbresh.info.

Këtë për arbresh.info e kishte konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani.

“Rreth orës 08:10 Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën Komoran – Prishtinë.

Njësitet relevante policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje, ku kanë vërejtur se një veturë dyshohet se ka dalë nga rruga dhe është ndeshur me një shtyllë elektrike.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e emergjencës dhe zjarrfikësit, si dhe është informuar KEDS-i për ndërprerjen e energjisë elektrike, përderisa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi”, ka thënë Kelani.

Më poshtë mund të gjeni pamjet e siguruara nga arbresh.info:

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara