Pas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar 20 gjyqtarë të rinj, nga të cilët dhjetë (10) janë femra dhe dhjetë (10) meshkuj, me mandat fillestar prej tre vitesh.
Në fjalimin e saj gjatë ceremonisë së betimit, Osmani theksoi rëndësinë e integritetit dhe profesionalizmit në ushtrimin e detyrës, duke nënvizuar se gjyqtarët e rinj do të kontribuojnë në ndërtimin e një sistemi gjyqësor që garanton drejtësi për të gjithë qytetarët.
Gjatë ceremonisë së betimit para Presidentes së vendit, gjyqtarët e rinj u zotuan se do t’i qëndrojnë besnikë Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale.
“Pas ceremonisë, ata u pritën në një takim nga Këshilli Gjyqësor të Kosovës, ku janë uruar për dekretimin dhe janë inkurajuar të punojnë me përkushtim në kryerjen e detyrave të tyre. Gjyqtarët e rinj do të ushtrojnë funksionin e tyre në gjykatat themelore të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e KGJK-së./Arbresh.info
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...