Ka filluar procesi gjyqësor ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa, i cili është i pranishëm në sallë, shkruan arbresh.info.
Në seancën e djeshme ai ka lëshuar sallën dhe nuk ka pranuar të vazhdojë të dëgjojë dëshmitarin e parë që ka folur kundër tij në gjykatë.
Kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia, i ka dhënë fjalën me të filluar seanca ndaj Mustafës.
Mustafa në seancë tha se i është shkaktuar stres kohët e fundit nga disa faktor.
“ E nderuar zonja gjykatëse faleminderit që ma dhe fjalën, nuk është dëshirë e mija të mos ju respektoj ju e as panelin e kësaj gjykate, por as zonjën avokate që është ulur përballë, sepse nuk është as në bindjen time e as në kulturën time, por kohët e fundit më është shkaktuar një stres dhe ky stres po vjen si shkak i disa faktorëve të ndryshëm”, tha Mustafa.
Kujtojmë se Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt./arbresh.info/
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...
Liverpooli merr vendim për Robertsonin, pas kontaktit nga To...