Sot shënohet përvjetori i 23 i masakrës më të madhe në Evropë, Srebrenicës. Ky rast kujtohet nga ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, si regjimi i tmerrshëm nga Serbia.
Madje, ai kujton edhe deklaratat e Vuçiqit lidhur me nxitjen për vrasje. “Për çdo serb të vrarë, ne do të i vrasim 100 muslimanë”, ka shkruar ai.
Srebrenica 11 Korik 1995 nuk duhet harruar. Duke kujtuar krimet dhe gjenocidin në Srebrenicë në veçanti dhe në Bosnje e Hercegovinë në përgjithësi, kujtojmë se kush ishte regjimi i Serbisë.
Njerëz të atij regjimi janë sot në pushtet në Serbi. Presidenti aktual i Serbisë Vuçiç gjatë luftës në Bosnje pati deklaruar:
” për çdo serb të vrarë, ne do të i vrasim 100 muslimanë”.
Po ky president i Serbisë është i përkdheluri i bashkësisë ndërkombëtare. Me iniciativën e këtij presidenti është formuar edhe Lista Serbe në Kosovë dhe me pëlqimin e këtij presidenti është formuar qeveria aktuale e Kosovës.
Një gjë duhet ta dijmë se raportet në mes Kosovës dhe Serbisë janë të brishta. Kosova vazhdon të jet e kërcënuar nga politika agresive e Serbisë e cila nuk po ndalet duke punuar kundër shtetit tonë .
Duke kujtuar Srebrenicën dhe krimet tjera në Bosnje e Hercegovinë, duke kujtuar Reçakun, Obrinë, Lubeniqin, Mejën, Krushen, dhe krimet tjera në Kosovë, ne duhet të mësojmë dhe ta dijmë se kush është politika e Serbisë.
Gëzim Kelmendi
Bajrami: Më kumtuan se në listë jam me numër 12, pas njerëzv...
Jagxhiu prezantoi iniciativat kyçe për transformimin digjita...
Perez thërret zgjedhje te Real Madrid: Nuk do të jap dorëheq...
ShBA: Ndaluam një cisternë me flamur maltez që të kalonte Ng...
KQZ thotë se emrat e kandidatëve për deputetë do t’i nënshtr...
Kanye West në Tiranë, koncerti gjigant pritet t’i sjellë 120...