Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, janë zotuar të dyfishojnë përpjekjet e tyre në dialogun e ndihmuar nga BE-ja.
Në një deklaratë të përbashkët në emër të tyre të lëshuar nga BE-ja para takimit në Bruksel sot, është thënë se të dy palët e kanë prioritetin më të lartë integrimin në BE dhe të vazhdohet dialogu, shkruan Arbresh.info.
Kjo është deklarata e plotë:
Me rastin e vazhdimit të Dialogut të Lehtësuar nga BE-ja në mes të Prishtinës dhe Beogradit, Kryeministri Avdullah Hoti dhe Presidenti Aleksandar Vuçiq i konfirmuan Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë/Nënkryetarit të Komisionit Evropian, Josep Borrell, se ata i kushtojnë përparësi të lartë integrimit në BE dhe vazhdimit të punës në Dialogun Prishtinë-Beograd të lehtësuar nga BE, i cili është element kyç në rrugën e tyre drejt BE-së.
Ata gjithashtu u zotuan se do të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të siguruar harmonizimin e mëtejshëm me BE në përputhje me detyrimet e tyre përkatëse.
Në këtë drejtim, dokumentet e rëna dakord së fundmi në Uashington, D.C., duke u mbështetur në angazhimet e mëparshme të lidhura me Dialogun, të ndërmarra nga të dy palët mund të japin një kontribut të dobishëm për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...