Kryesuesi i seancës së djeshme konstituive për konstituimin e institucioneve të reja të vendit, Avni Dehari, në një deklaratë për RTK-në, ka thënë se sot do ti drejtohet presidentes së vendit,Vjosa Osmani-Sadriu, me një letër, ku tha se do t’i kërkoj interpretim mbi situatën e krijuar dje në seancë.
Dehari po ashtu ka thënë se një seancë e re nuk dihet nëse do të mbahet brenda 48 orëve, ashtu siç parashihet, siç tha derisa nuk merr interpretim ose përgjigje nga presidentja e vendit.
Ndryshe dje kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ndërpreu seancën, pasi tha se s’ka shumicë për vijim të saj, pas situatës së krijuar me mosvotimin e raportit për konfirmimin e mandatave.
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...