Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka sqaruar se çka ka ndodhur me seancën e thirrur për të diskutuar për viza, ku u tha se janë falsifikuar nënshkrimet e dy deputetëve të kësaj partie.
Deputeti Ilir Deda dhe deputetja Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa nuk i kanë dhënë nënshkrimet e tyre për seancën e jashtëzakonshme të thirrur sot nga opozita lidhur me liberalizimin, por nënshkrimet e tyre figuruan në listën e deputetëve që kërkuan seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për liberalizim të vizave.
Duke folur për T7, deputeti Deda ka bërë të ditur se ka ndodhur një gabim e tashmë për këtë kanë dërguar në sekretariat të Kuvendit
“Një gabim teknik që e ka pranu LDK ka ndodh me nënshkrimin tim dhe të Mimozës. Ata i kanë dërgu shkresë sekretariatit duke treguar që është gabim”, ka bërë të ditur ai.
Ndërkaq, njejtë ka ndodhur edhe me dy deputete të LDK’së që figurojnë në listë, por, që momentalisht ndodhen në Amerikë.
Për këtë Deda ka thënë se nuk ka informacione se çka ka ndodhur, duke thënë se për seancën e jashtëzakonshme është njoftuar nga mediat.
Bastisen pronat e Arianit Sllamnikut, i sekuestrohen 4 armë ...
GO+ Peja mposhtet thellë nga Iraklisi në ENBL
BE-ja synon kufizime të reja ndaj eksportit të teknologjive ...
Flick konfirmon largimin e Ter Stegenit te Girona: Vendimi i...
Hargreaves: Rinumërimi bart rreziqe për afatet, e rëndësishm...
Trump nuk i ndal lëvdatat për veten: Po të mos isha bërë pre...