Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Ilir Deda ka thënë se dy veprimet e fundit të presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj tregojnë se ata po përgatiten si udhëheqës në opozitë.
Deda ka aluduar në veprimin që Thaçi në natën e 22 dhjetorit, ku u tentua që të shfuqizohej Specialja, kishte menduar që me gjysmë milion euro të qytetarëve, të blinte të ardhmen politike.
Ndërkohë ai ka kritikuar edhe pajisjen e Haradinajt me pasaportë shqiptare.
“Dy veprimet e fundit të bartësve shtetëror në Kosovë japin një sinjal të qartë. Njëri, Thaçi, me gjysmë milion euro të qytetarëve të varfër mendon që mund ta blejë të ardhmen politike – që nuk mundet; tjetri, Haradinaj, me nënshtetësi të Shqipërisë mendon që mund t’i ikë izolimit ndërkombëtar – që nuk mundet. Qartë po përgatiten për fillimin e tyre të ri, jo si udhëheqës shtetëror – por më së paku si udhëheqës në opozitë”, ka shkruar Deda në Facebook.
Noizy thirret në gjykatë si dëshmitar, ftohet edhe Clevio
“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë amba...
Magyar ndan video pas marrjes së detyrës, ministri i tij për...
VLEN-i zyrtarizon bashkimin në një subjekt të vetëm politik
Britania dërgon luftanije në Lindjen e Mesme, në rast përshk...
Sot Dita e Evropës, Kurti jep një premtim për mandatin e ard...