Deputeti i Alternativës në Kuvendin e Kosovës, Ilir Deda ka thënë sot se Ministria e Punëve të Brendshme është institucion prijës në përmbushjen e obligimeve të MSA-së.
Këtë deklaratë, Deda e bëri gjatë mbledhjes së Komisionit për Integrime Evropiane në të cilën raportoi ministri i MPB-së, Falmur Sefaj, shkruan arbresh.info.
Ai ishte i interesuar të dijë për pajisjen e dokumenteve për qytetarët e Preshevës që jetojnë në Kosovë.
“Qytetarët kanë mbetur pa nënshtetësi. Ju kisha lut që të shihet cila është mundësia ligjore që në të zgjidhim këtë problem sepse nuk është në ndër të shtetit të Kosovës. Ju kisha lut që ne si komision të bashkëpunojmë me ju që ta zgjidhim këtë problem”, ka thënë Deda.
Ndërkohë, ministri Sefaj ka bërë të ditur se MPB ka përmbushur 79 nga 98 masat e parapara me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit./arbresh.info/
Matura Shtetërore në Shqipëri/ Mbi 26 mijë maturantë i nënsh...
Sindikatat kërkojnë pagesën e plotë të pagave, protestë sot ...
Mourinho ka dy lojtarë për krahun e majtë të mbrojtjes te Re...
Kuba goditet nga tërmeti më i fortë në gati 150 vjet
Mbi 19% e votave të numëruara: Kjo është pesëshja më e votua...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj