Është plagosur një person në Deçan.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku ka treguar se i plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.
Tutje sipas Rugovës, i dyshuari për këtë rast është arrestuar nga Policia e Kosovës.
“Sot me datën 12.11.2021 rreth orës 15:15, Policia është informuar se në rr. Luan Haradinaj në Deçan ka pasur të shtëna me armë zjarri me ç’rast është plagosur një person. Personi i plagosur është dërguar në QKMF-Deçan, i njëjti është transportuar në Spitalin Rajonal Pejë, i dyshuari është arrestuar dhe ndodhet në objektet e Stacionit Policor në Deçan”. /arbresh.info/
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend