Në Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar seanca e thirrur për të debatuar gjendjen pandemike me COVID-19 në vend.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, gjatë fjalës së tij, deklaroi se asnjëri prej tyre nuk janë kompetentë të flasin për një çështje shkencore siç është COVID-19, njofton Klankosova.tv.
Kokaj, mes tjerash, tha se po japin ‘ders’ shkencor persona që s’janë aspak kompetent.
“Dua të nis këtë debat me një thënie të Fan Nolit, i cili, mbase unë nuk e them saktë, thotë ‘Kur deputetët i bien fyellit e atdheu digjet, mozomakeq për atë vend’”.
“Mua po më duket që me pesë-gjashtë orë sa janë këtu njerëzit flasin pa kurrfarë kompetence, njerëzit flasin përsëritje dhe flasin për çështje politike, kurse jo për zgjidhjen e problemit. Fillimisht ky problem është shkencor dhe unë s’kam kompetencë të flas për këtë problem – por unë po flas për diskutimin e kolegëve të mi të nderuar, që japin ders shkencor kur s’janë kompetent e për këtë të mos humbim kohë”, tha Kokaj.
Deputeti më i vjetër i Kuvendit, mes tjerash, deklaroi se qytetarët janë duke u tallur me mënyrën se si deputetët po debatojnë mbi pandeminë.
“Jam duke marrë mesazhe se qytetarët janë duke u tallur me ne mbi mënyrën e diskutimit rreth kësaj çështjeje shkencore”, tha, mes tjerash, Kokaj.
Vrasje në tentativë në Pejë, Policia në kërkim të të dyshuar...
Mbledhja e jashtëzakonshme e KPK-së, e mbyllur për media
Përleshje midis deputetëve të Erdoganit dhe anëtarëve të opo...
Çmimi i arit arrin vlerë rekorde
Kurti: Forcim i kapaciteteve të Mbrojtjes Ajrore të Policisë...
Durmishi takon Myftiun e Kosovës, falënderon për kontributin...