David de Gea është afër përfundimisht që ta nënshkruajë kontratën e re te Manchester United.
Portieri spanjoll thuhet se do të përfitojë një pagë prej 320 mijë euro në javë, duke iu afruar kështu Paul Pogbas si dy lojtarët më të paguar në klub.
De Gea është jashtë kontratës në verën e vitit të ardhshëm andaj Djajtë e Kuq nuk duan ta humbasin atë si transferim të lirë.

The Guardian raporton se të dyja palët tashmë kanë arritur marrëveshje në parim, derisa në ditët e ardhshme pritet të ndodhë zyrtarizimi.
Vlera aktuale në tregun e transferimeve e spanjollit është 85 milionë euro, derisa interesim për të kanë shfaqur skuadrat si, Paris Saint-Germain dhe Juventusi.
Ole Gunnar Solskjaer e sheh De Gean si njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm të planeve të tij, andaj e ka bindur që ta nënshkruajë kontratën e re. /Telegrafi/
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...