Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka dhënë një intervistë në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7.
Haradinaj ka folur për Trepçën dhe Ujmanin, duke thënë se shteti ynë nuk duhet të heqë dorë nga këto pasuri.
Ai thotë se nuk i duhen askujt minare të xhamive, në këmbim të Trepçës dhe Ujmanit.
“Është folur shpesh se në mund t’i marrim 13 fshatra në Luginë të Preshevës, të cilat mund të kalojnë në Kosovë. Pra, thuhet se ne mund t’i marrim 13 minare të xhamive në këmbim të Trepçës dhe Ujmanit”, ka thënë Haradinaj.
“Nëse ka vullnet Serbia (të na japë Luginën), do të isha i lumtur. Do t’i thosha jepna edhe Nishin…”, ka deklaruar Haradinaj.
“Nuk kam dëgjuar, as s’kam parë, që kanë qitur diçka në tavolinë. Nëse flasin për minare të xhamive, se sa do të dalin kah Kosova, kjo është qesharake”.
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X